Medvegja me gjendje të jashtëzakonshme: "Gjuha e kaltër" po shfarosë bagëtitë
Lokale

Medvegja me gjendje të jashtëzakonshme: "Gjuha e kaltër" po shfarosë bagëtitë

10.Sep.2014 12:58
0
Për shkak të epidemisë së etheve katarale tek kafshët, gjegjësisht sëmundjes virale "gjuha e kaltër" e cila sulmon delet dhe bagëtitë, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ka miratuar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e komunës së Medvegjës.

“Ekipet veterinare janë në terren dhe po vizitojnë amvisëritë, ndërsa apelohen qytetaret që t'i përmbahen udhëzimeve të dhëna nga shërbimet kompetente”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga komuna e Medvegjës, transmeton Titulli.

Ekipet veterinare gjithashtu do të vizitojnë edhe amvisëritë ku nuk është regjistruar paraqitja e kësaj sëmundje me qëllim të ndërmarrjes së masave preventive.

Deri më sot në territorin e komunës së Medvegjës janë sëmurë 1.028 dele dhe 56 gjedhe./Titulli.com/

"Jetimi, amaneti ynë" (foto)
"Dituria" vizitohet nga WAMY
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration